image Bilanci i fundit në Maqedoni të Veriut, 5 viktima e 102 raste të reja me COVID-19

Rajon

Bilanci i fundit në Maqedoni të Veriut, 5 viktima e 102 raste të reja me COVID-19

news image

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 5 viktima dhe 102 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë bërë 1 mijë e 356 testime, ku 102 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 99 persona.

Numri total i rasteve me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në 10 mijë e 315, prej tyre 471 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 5663 persona, ndërsa 4 mijë e 181 raste janë aktive./Gazeta Sinjali/