image Bilanci i fundit i koronavirusit në Turqi, mbi 900 raste të reja brenda një dite

Botë

Bilanci i fundit i koronavirusit në Turqi, mbi 900 raste të reja brenda një dite

news image

19 viktima dhe 902 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Turqi.

Numri i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet ka arritur në 222 mijë e 402, ndërsa i viktimave në 5 mijë e 545.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1 mijë e 203 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur koronavirusin e ri ka shkuar në 205 mijë e 214, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Deri më tani, Turqia ka kryer 4 milionë e 403 mijë e 31 teste, përfshirë 43 mijë e 404 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 1 mijë e 244 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 381 asistohen me respiratorë./Gazeta Sinjali/