Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 145 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 5 mijë e 617 numrin e rasteve të regjistruara deri më sot, raporton Gazeta Sinjali.
Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri më sot 2 mijë e 811 pacientë të infektuar janë shëruar, derisa 130 të tjerë kanë ndërruar jetë.
Kështu numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend ka mbetur 2 mijë e 676.
Komuna me më së shumti raste të konfirmuara dhe aktive vazhdon të mbetet Prishtina, me gjithsej 1 mijë e 785 raste të regjistruara, prej të cilëve 634 janë shëruar dhe 1 mijë e 130 janë ende aktive.
Përveç rasteve të konfirmuara, kryeqyteti prin edhe me numrin e vdekjeve, 21 qytetarë të Prishtinës kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Komuna e dytë në tabelë është Vushtrria me gjithsej 434 raste të regjistruar, 9 prej të cilëve kanë vdekur.
E treta në listë është Komuna e Ferizajt në të cilën janë edhe 230 raste aktive.
Prizreni i cili për nga numri i rasteve është i katërti me radhë me 413 raste pozitive, sa i përket numrit të vdekjeve e pason Prishtinën me gjithsej 19 viktima.
Më poshtë gjeni të dhënat lidhur me numrin e rasteve të konfirmuara, të shëruarit, të vdekurit dhe rastet aktive për të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/