Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus, çka e çoi në 3 mijë e 178 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive, shkruan Gazeta Sinjali.
Komuna më e prekur në vend nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 762 raste pozitive, pasur nga komuna e Vushtrrisë me gjithsej 357 të infektuar me COVID-19. Ndërsa, Prizreni është komuna e tretë më e prekur në vend me gjithsej 309 raste pozitive.
Prizreni është komuna me numrin më të madh të viktimave nga koronavirus, deri më sot në këtë komunë kanë ndërruar jetë 12 pacientë të infektuar.
Më poshtë gjeni tabelën me numrin e rasteve pozitive dhe të viktimave me nga koronavirus në të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/