Komuna e Deçanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është identifikuar edhe një rast pozitiv me koronavirus në këtë komunë, ndërsa një pacient tjetër është shëruar plotësisht, shkruan Gazeta Sinjali.
Bilanci i COVID-19 në këtë komunë aktulisht është: 25 të identifikuar, 21 raste aktive dhe 4 të shëruar.
“Respektoni udhëzimet nga institucionet kompetente, duhet t’u bindemi të gjithë. Është shumë e thjeshtë. Vetëm tre hapa!”, thuhet në njoftimin e komunës në faqen zyrtare në Facebook./Gazeta Sinjali/