image Bilanc pozitiv në Greqi, 2 viktima nga koronavirusi, 77 raste të reja

Rajon

Botë/ Bilanc pozitiv në Greqi, 2 viktima nga koronavirusi, 77 raste të reja

news image

Vdekshmëria dhe e përhapja e pandemisë së koronavirusit të ri në Greqi ka pësuar ulje gjatë 24 orëve të fundit.

Në një konferencë për shtyp, ministri i shëndetësisë njoftoi 77 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve në 1,832.

Në të njëjtën periudhë kohore janë regjistruar 2 viktima të reja, duke e çuar në 81 numrin total të viktimave nga koronavirusi në Greqi.

Sipas ministrit Tsiodras, 90 pacientë po kurohen në spital, ndërsa 10 të tjerë janë shëruar.

Deri më tani, në Greqi janë testuar 28,584 persona, ku mosha mesatare e të infektuarve me Covid-19 është 66 vjeç.

Ndërsa për sa i përket masave izoluese të marra nga qeveria, ai u shpreh se ato do të vijojnë edhe për disa kohë pavarësisht bilancit në ulje.

Ai thotë se duhet bërë kujdes për çdo vendim që do të merret./Gazeta Sinjali/