image Big Mama publikon versionin e ri të këngës “Akoma të du”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Big Mama publikon versionin e ri të këngës “Akoma të du”

news image

Këngëtarja njëherësh moderatorja e njohur shqiptare Big Mama, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Akoma të du” dhe është version i ri i këngës origjinale, të cilën e këndon këngëtari i mirënjohur shqiptar Bertan Asllani, transmeton Gazeta Sinjali.

Big Mama këtë projekt e ka publikuar të shoqëruar me videoklip, në të cilën shfaqet edhe aktori i njohur turk Serhat Kynarpinar.

Tekstin e këngës e ka shkruar Avni Qahili, ndërsa për muzikën dhe aranzhimin është përkujdesur Robert Bilbilov.

Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/