Këngëtarja njëherësh moderatorja e njohur shqiptare Big Mama, ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Akoma të du” dhe është version i ri i këngës origjinale, të cilën e këndon këngëtari i mirënjohur shqiptar Bertan Asllani, transmeton Gazeta Sinjali.
Big Mama këtë projekt e ka publikuar të shoqëruar me videoklip, në të cilën shfaqet edhe aktori i njohur turk Serhat Kynarpinar.
Tekstin e këngës e ka shkruar Avni Qahili, ndërsa për muzikën dhe aranzhimin është përkujdesur Robert Bilbilov.
Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/