image Bifteku japonez e akuzat për ngacmimet seksuale - historia e pabesueshme e Kobe Bryant

Basketboll

Biografi/ Bifteku japonez e akuzat për ngacmimet seksuale – historia e pabesueshme e Kobe Bryant

news image

Lajmi për vdekjen e yllit të basketbollit, Kobe Bryant në moshën 41-vjeçare ka shokuar botën e sportit dhe jo vetëm.

Bryant për shumë sportdashës ishte një nga personazhet më të adhuruara të basketbollit, ndërkohë që edhe statistikat e  dëshmojnë si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të të gjitha kohërave, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ishte lindur në Filadeflia dhe emrin e mori nga i ati Joe, i cili e kishte pagëzuar me emrin nga pjata e preferuar e biftekut të shtrenjtë japonez.

Bryant udhëtoi së bashku me familjen e tij drejt Italisë, ku jetoi për 7 vjet dhe nga aty i lindi dashuria për klubin futbollistik të Milanit.

Pasi u rikthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bryan u zgjodh në draft nga Charlotte Hornets në vitin 1996, por që u shit menjëherë për Los Angeles Lakers.

Bryan në vitin 2000 së bashku me Shaquille O’Neal, fitoi kampionatin e parë në NBA, triumf që u përsërit në dy sezonet pasuese, duke skalitur emrat e tyre në ar për historinë e këtij sporti.

Por, ylli i basketbollit e pati një periudhë mjaftë të vështirë dhe jashtë parketit për disa kohë, pasi që mbi të rëndonin akuzat e ngacmimit seksual që për disa kohë ia larguan atij fansat dhe pothuajse të gjithë sponsorët. Megjithatë, Kobe u rikthye me dy fitore të njëpasnjëshme në vitet 2009 dhe 2010, duke vendosur kështu rekorde.

Në ndeshjen e tij të fundit në karrierë, mbetet një nga momentet më emocionuese të basketbollit, pasi që Byrant shënon 60 pikë në sfidën kundër Utah Jazz. Por, kjo nuk ishte e jashtëzakonshme për të pasi që ai kishte shënuar 81 pikë në vitin 2006, në ndeshjen kundër Toronto Raports.

Related image

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna Bryant, vdiqën dje pas një aksidenti fatal ajror./Gazeta Sinjali/

Image result for kobe bryant gianna