Numri i të infektuarve me COVID është ulur në Shqipëri, ndërsa ai i viktimave është rritur, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shtatë viktima.
Nga një mijë e 610 testime, 206 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë katër mijë e 523 raste aktive me COVID në Shqipëri.