image Bien në pranga të Policisë katër të dyshuar për lëshim të çeqeve të rreme e keqpërdorim të kartelave bankare

Siguri

Bien në pranga të Policisë katër të dyshuar për lëshim të çeqeve të rreme e keqpërdorim të kartelave bankare

news image

Forcat e rendit kanë arrestuar katër të dyshuar për përfshirje në veprën penale lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, nën dyshimin e përfshirjes së disa të dyshuarve në veprën penale lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit. Pas kryerjes së hetime paraprake, sot kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës për kontrollin e lokacioneve të të dyshuarve, njofton Policia.

Më tej në njoftim thuhet se Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione në rajonin e Mitrovicës së Jugut, ku janë gjetur e sekuestruar disa prova materiale të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme.

“Gjatë operacionit policor janë arrestuar katër të dyshuar: E.S., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.P., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar), A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe E.S., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar)”, njofton Policia.

Sipas njofitmit, dyshohet se këta të dyshuar kanë keqpërdorë kartela bankare, duke siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna të kartelave bankare, kartelat pastaj i kanë përdorur për blerje të mallrave të ndryshme.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit e parë dërgohen në mbajtje deri ne 48 orë, kurse lënda ndaj të dyshuari të katër do të zhvillohet në procedurë të rregullt”, tregojnë nga Policia.

/GazetaSinjali/