image Bie tavani i fakultetit në Tiranë gjersa gazetarja raportonte drejtpërdrejtë

Rajon

Shqipëri/ Bie tavani i fakultetit në Tiranë gjersa gazetarja raportonte drejtpërdrejtë

news image

Reshjet e dendura të shiut kanë depërtuar duke përmbytur edhe Fakultetin e Gjeologji-Minierave në Tiranë, që pak ditë më parë u godit nga tërmeti që solli shembjen e një pjese të ndërtesës.

Gazetarja Eliza Gjediku nga Report TV, po raportonte drejtpërdrejt nga fakulteti, ku vetëm pak centimetra më tej ra një pjesë e tavanit e katit të parë.

O Zot, Zot i madh….kjo ishte e tmerrshme, po të isha unë aty?!“, ishin fjalët e gazetares që fatmirësisht nuk pësoi lëndime.

Në këtë fakultet më së shumti dëmtime ka pasur kati i tretë, pasi është suvaja dhe ka rënë tavani, por edhe dy të tjerë duke e bërë të pamundur zhvillimin e mësimit pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik.

Dekani Vasil Jorgji në një prononcim për Report Tv u shpreh se shiu ka dëmtuar jo vetëm ambientet, por edhe laboratorët.

Kujtojmë që një pjesë e ndërtesës së Fakultetit të Gjeologji Minierave në Tiranë u shemb nga lëkundjet e forta të tërmetit para tre ditëve.