image Bie prodhimi i medikamentit Ibuprofen

Shëndetësi

Shëndeti/ Bie prodhimi i medikamentit Ibuprofen

news image

Farmacitë në të gjithë botën janë duke u përballur me krizë të medikamentit ibuprofen.

Sipas The Sun, pacientët janë ankuar për mungesën e këtij ilaçi.

Lajmin për shkurtimin e prodhimit të ibuprofenit e bënë të ditur mediat ndërkombëtare pas raporteve të publikuara nga kimistët.

Sipas tyre, mungon lënda e parë aktive në medikament duke prekur tregun farmaceutik botëror.

Mungesa e Ibuprofenit ka shqetësuar dhe pronarët e dyqaneve dhe farmacive të cilët janë duke kërkuar furnizim sa më të shpejtë.

Ato kanë vendosur lajmërime në dyqanet e tyre për të informuar qytetarët për mungesën e këtij medikamenti.

Shumë e qytetarëve britanik mendojnë se një prej faktorëve që ka sjellë në mungesën e paracetamolit, antidepresantëve dhe medikamente të tjera është dhe tensioni politik që ka përfshirë vendin për çështjen Brexit.