image Bie përkrahja për VV-në, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të fitonte 34.7%

Politikë

Bie përkrahja për VV-në, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të fitonte 34.7%

news image

Një vit pas zgjedhjeve parlamentare, PIPOS ka realizuar hulumtim të opinionit publik.

Sipas matjeve të opinionit publik i cili është prezantuar në Klan Kosova, nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare sot, Vetëvendosje do të fitonte me 34.7%.

Më pas vjen LDK-ja me 24.10%, PDK-ja me 21.3%, AAK me 7.70%, ndërsa 7.50% nuk do të kishin votuar.

Në zgjedhjet e mbajtura para një viti VV kishte fituar mbi 50 për qind të votave.

/GazetaSinjali/