Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë vdekur 141 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo shifër është më e ulët krahasuar me numrin e viktimave që u raportuan të shtunën, kur vdiqën 193 persona dhe të premten, gjatë së cilës vdiqën 399 të infektuar.
Sipas worldmeters.info, numri total i të vdekur në Francë që nga fillimi i pandemisë, është 70 mijë e 283, transmeton Gazeta Sinjali.
Rënie ky shtet shënoi edhe sa u përket rasteve të reja me COVID-19. Derisa brenda 24 orëve të fundit u shënuan 16 mijë e 642 raste të reja pozitive me këtë virus, në dy ditët e fundit u regjistruan më shumë se 21 mijë raste.
Ndërkaq, nga 2 milionë e 910 mijë e 989 persona sa janë infektuar deri më sot në Francë, janë shëruar vetëm 208 mijë e 71 persona, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të jetë 2 milionë e 632 mijë e 635.
Momentalisht, 2 mijë e 740 pacientë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore./Gazeta Sinjali/