Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 98 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, nga gjithsej 1 mijë e 253 mostra të testuara, transmeton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bën të ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur dy persona të infektuar me COVID-19. Një pacient nga Ohri (54-vjeçar) dhe një paciente nga Radovishi (51-vjeçare).
Që nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet janë infektuar gjithsej 15 mijë e 791 persona, ndërsa prej tyre 13 mijë e 184 janë shëruar dhe 648 kanë vdekur.
Momentalisht në Maqedoninë e Veriut janë 1 mijë e 959 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Sinjali/