image Bie numri i rasteve me COVID-19 në Gjilan, 98 raste aktive

Shëndetësi

Bie numri i rasteve me COVID-19 në Gjilan, 98 raste aktive

news image

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Komunën e Gjilanit ka njoftuar rreth gjendjes së përgjithshme të pandemisë në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky komitet bëri të ditur se që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 3 mijë e 295 persona, 108 kanë vdekur, 17 janë të spitalizuar, 98 raste aktive kurse janë testuar 9 mijë e 846 persona, prej të cilëve 3 mijë e 500 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u shpreh se rënia e numrit të të infektuarve nën 100, është një lajm i mirë.

“Rënia e numrit të të infektuarve dhe i vdekjeve nuk do të thotë që rreziku nga koronavirusi ka kaluar”, ka thënë Haziri./Gazeta Sinjali/