image Bie numri i kosovarëve që kërkojnë punë, papunësia llogaritet mbi 16 për qind

Kosovë

Bie numri i kosovarëve që kërkojnë punë, papunësia llogaritet mbi 16 për qind

news image

Në Kosovë, ndër vite, ka pasur shkallë të lartë të papunësisë. Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave, të cilat mbulojnë tremujorin e parë të vitit 2022, papunësia llogaritet të jetë 16.6 për qind.

Numri i të punësuarve në dhjetë vjetët e fundit, sipas të dhënave të ASK-së, ka shënuar rritje për 86 mijë – në vitin 2012 ka qenë 302 mijë, ndërsa më 2022 ka qenë 388 mijë.

Shqetësuese për ekspertët e ekonomisë mbetet rënia e numrit të punëkërkuesve të regjistruar.

Numri i punëkërkuesve të regjistruar në qendrat rajonale në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare në vitin 2013, ka qenë rreth 300 mijë. Ky numër, ndër vite, ka rënë për rreth 280 mijë.

/GazetaSinjali/