Përdoruesit e iPhone patën probleme me funksionimin e aplikacionit WhatsApp.
Një numër i madh përdoruesish kanë postuar në rrjetet sociale, duke u ankuar se aplikacioni WhatsApp ka pushuar së punuari në pajisjet e tyre.
Modelet e iPhone 13, si dhe pajisjet nga seritë më të vjetra, u prekën nga një gabim që pengon funksionimin e aplikacionit. Shkaku i këtij problemi aktualisht nuk dihet.
Përdoruesit e Apple nuk mund të hynin në biseda, por gjithashtu u penguan të dërgonin mesazhe. Përveç kësaj, përdoruesit raportojnë probleme me aplikacionin WhatsApp Business.
Ashpërsia e problemit është më e theksuar sepse prek pajisjet që përdorin iOS 15.2 më të fundit, por edhe versionet më të vjetra të platformës.
WhatsApp nuk e komentoi raportin e problemeve të përmendura, dhe shumë sugjerojnë se gabimi është shkaktuar nga ndërhyrje në serverët e Facebook. /GazetaSinjali/