image Bie nga ndërtesa një punëtor në Prizren

Siguri

Bie nga ndërtesa një punëtor në Prizren

news image

Mungesa e pajisjeve mbrojtëse, orari i tejzgjatur dhe kushtet e mjerueshme të punës për punëtorët e ndërtimtarisë, po reflektojnë në incidentet e shpeshta që po ndodhin në këtë sektorë, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ndodhi dje në Prizren. Atje, rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm, një punëtor është rrëzuar nga një ndërtesë, në të cilin ishte duke punuar.

Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe Inspektorati i Punës. Policia njofton se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./Gazeta Sinjali/