image Bie nga çatia e shtëpisë, humb jetën 60 vjeçari në Elbasan

Shqipëri

Bie nga çatia e shtëpisë, humb jetën 60 vjeçari në Elbasan

news image

Një 60 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e banesës së tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka  ndodhur mesditën e kësaj të diele në fshatin Kusarth, Elbasan,  i cili ka qenë duke riparuar çatinë e banesës së tij.

60 vjeçari i cili ka rënë nga çatia nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital, raporton infoweb.

“Më datë 05.09.2021, rreth orës 14:50, shtetasi D.L., rreth 60-vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan, i cili duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/