Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Për këtë arsye dje është arrestuar një person në Deçan.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një grua, e cila para hetuesve policorë ka deklaruar se ndonëse janë ndarë tash e sa kohë, ish-bashkëshorti i saj vazhdimisht e ngacmon.
Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e shqetëson duke e ofenduar me fjalë të rënda, përmes telefonit.
47-vjeçari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit në praninë e avokatit të tij mbrojtës.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ai të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.