Burimet e Gazetës Sinjali nga prokuroria kanë konfirmuar se i dyshuari për therjen me thikë të tre personave, në fshatin Ballovc të Podujevës, tashmë është në duart e Policisë dhe së shpejti do t’iu nënshtrohet procedurave ligjore.
Sinjali mëson se ai u kap në shtëpinë e tij, ku kishte fshehur edhe thikën që e kishte përdorur në përleshjen që rezultoi me lëndimin e tre personave.
Burimet thonë se personi i arrestuar dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim të rëndë trupor”, për çka pas intervistimit të tij dhe ekzaminimit mjekësor, prokurori i shtetit do të nxjerrë aktvendim për dërgimin e tij në mbajtje.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detajet tjera.