Gazeta Sinjali dje ka raportuar se një person në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, kishte tentuar ta vrasë bashkëshorten e tij, pasi që i njëjti kishte gjuajtur dy herë me armë në drejtim të saj, me ç’rast e ka plagosur viktimën, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas asaj që bën të ditur policia, viktima fatmirësisht nuk ka marrë plagë të rënda nga plumbat.
Menjëherë pas raportimit të këtij rasti në polici, i dyshuari kishte zgjedhur rrugën e arratisë, mirëpo as kjo nuk i shkoi gjatë.
Siç bën të ditur Policia, i dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje dhe tani pret që brenda 48-orëve të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. /GazetaSinjali/