image Bie në pranga të Policisë i riu nga Istogu që bashkë me vëllanë dyshohen për ngacmimin e të miturave

Bie në pranga të Policisë i riu nga Istogu që bashkë me vëllanë dyshohen për ngacmimin e të miturave

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht me detaje për një rast të ngacmimit seksual në fshatin Serbobran të komunës së Istogut, ku viktima janë dy vajza të mitura, të moshave 12 dhe 15-vjeçare. Dy kushërinjtë e tyre dyshohet se kanë tentuar t’i mashtrojnë ato dhe në këmbim të parave t’i fusin në një veturë me persona të panjohur. Fillimisht u arrestua njëri prej tyre, Ajet Bajraj, ndërsa tash ka rënë në prangat e Policisë edhe Kastrioti.

Ai është arrestuar sot dhe ps intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Si dyshohet se ndodhi rasti?

Sinjali mëson se vajzat po ktheheshin nga dyqani për në shtëpi, kur janë përballur me një kushëri të tyre, i cili kishte tentuar t’i mashtrojë dhe t’i fus në veturë. Sipas dëshmisë së dhënë në Polici, në veturë ndodheshin edhe tre persona tjerë të rritur, ku njëri ndër ta ishte vëllai i të dyshuarit të parë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 23-vjeçari që tentoi t’i mashtrojë të miturat, ka kërkuar nga dy personat tjerë që ndodheshin brenda veturës që t’ia japin paratë për dy vajzat.

Përballë kësaj situate, vajzat të frikësuara dhe të shqetësuara kanë arritur që të ikin që aty dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre, ku u kanë treguar prindërve se çfarë ka ndodhur.

Bashkë me prindërit, ato kanë shkuar në stacion policor për të denoncuar rastin, me ç’rast Policia menjëherë është vënë në lëvizje ku kanë arritur që të arrestojnë njërin nga të dyshuarit.

Që të dy vëllezërit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim seksual’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/