image Bie ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 në Britani, do të hapen edhe shkollat

Botë/ Bie ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 në Britani, do të hapen edhe shkollat

news image

Britania duket se është e gatshme për të hapur dyert për studentët. Shkollat do të rifillojnë hapjen graduale duke filluar nga 1 qershori.

Vetë kryeministri Boris Johnson që ka njoftuar gjatë një deklarate për shtyp këtë të dielë.

“Në të njëjtën linjë me shtetet e tjera evropiane, edhe ne duam që fëmijët të rikthehen në klasat e tyre. Kjo duhet bërë në një mënyrë sa më të sigurt për studentët ku do të aplikohen masa të rrepta sanitare”, deklaroi ai.

Prej 1 qershorit do të hapen shkollat për ciklin e ulët nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë.Ndërsa pjesa tjetër sëbashku me gjimnazet do të rifillojnë pas datës 15 qershor.

Rifillimi i procesit mësimor do të bëhet nën disa rregulla të forta të vendosura nga qeveria. Johnson kërkon reduktimin e numrit të nxënësve për klasat e vogla. Do të shtohen oraret e pushimit si dhe do tu sigurohet transporti për në shkollë.

Johnson deklaron se do të shtohen më shumë edhe pastrimet dhe dezinfektimet e klasave.

Ndërsa për sa i përket testimeve, Johnson u shpreh se edhe studentët të cilët kanë shfaqur simptoma të COVID-19 do të lejohen nëpër klasa nën vëzhgim të rreptë të stafit shëndetësor të shkollave.

Gjatë kësaj jave që lamë pas, numri i viktimave dhe i të infektuarve nga koronavirusi në 24 orë ka rënë shumë.Këtë të dielë u raportuan 118 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 36,793.Ndërsa edhe numri i të infektuarve është rritur me 2,409 ku gjithsej janë 259,559 të infektuar./ Gazeta Sinjali/