image Biden zgjedh Klain si shef të shtabit në Shtëpinë e Bardhë

Botë

Biden zgjedh Klain si shef të shtabit në Shtëpinë e Bardhë

news image

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokrati Joe Biden ka zgjedhur Ron Klain që të jetë shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë në Washington, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Klain ka shërbyer si ndihmës i lartë i Biden që nga vitet e 80-ta në Senat dhe më vonë kur ai ishte si nënkryetar.

Ai ishte gjithashtu një ndihmës i lartë i Shtëpisë së Bardhë në administratën e Barack Obamas dhe shefi i shtabit të zëvendëspresidentit, Al Gore.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili menaxhon orarin ditor të presidentit dhe shpesh përshkruhet si rojtari i tij, është një i emëruar politik i cili nuk kërkon konfirmim nga Senati.

“Përvoja dhe kapaciteti i tij i thellë, i larmishëm për të punuar me njerëz në të gjithë spektrin politik,” tha Biden në një deklaratë për Klain.

Ndërsa, vazhdoi se “është pikërisht ajo që më duhet për një shef të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë ndërsa përballemi me këtë moment krize dhe e bashkojmë vendin tonë përsëri”. /Gazeta Sinjali/