image Biden zbulon “sekretin” e Putin, çfarë besonte ai se do ndodhte me NATO-n

Botë

Biden zbulon “sekretin” e Putin, çfarë besonte ai se do ndodhte me NATO-n

news image

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin i kishte treguar atij në bisedat e tyre të hershme se ai besonte se aleanca e NATO-s nuk do të qëndronte e bashkuar.

Sipas Biden në një bisedë mes tyre Putin ishte shprehur i bindur se NATO nuk do të qëndronte e bashkuar.

“Putini po mbështetej për ndarjen e NATO-s. Biseda ime e hershme me të në dhjetor dhe në fillim të janarit – ishte e qartë për mua se ai nuk mendonte se ne mund ta mbanim këtë kohezion,” u tha Biden gazetarëve në Bruksel, Belgjikë, të enjten.

NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sa është sot. Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte, si pasojë e hyrjes në Ukrainë.”, tha ai.

Presidenti amerikan Joe Biden foli në një konferencë shtypi të enjten në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë, pas takimit me liderë të tjerë botërorë të NATO-s, Këshillit Evropian dhe G7-ës.

Liderët kryesorë globalë po kërkojnë të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe efektive për përgjigjet e tyre ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti amerikan foli për unitetin e NATO-s, perspektivën e përdorimit të armëve kimike nga presidenti rus Vladimir Putin dhe rolin e mundshëm të Kinës në konflikt./ABC

/GazetaSinjali/