image Biden thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Botë

Biden thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

news image

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për të diskutuar për gjendjen në Ukrainë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Kjo vjen pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të sotëm.

Pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.

/GazetaSinjali/