image Biden: ShBA-ja është “e hapur për sanksioneve shtesë" ndaj Rusisë pasi BE-ja shpall raundin e ri të sanksioneve - Sinjali

Biden: ShBA-ja është “e hapur për sanksioneve shtesë” ndaj Rusisë pasi BE-ja shpall raundin e ri të sanksioneve

news image

Pasi Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe njoftuan sanksione shtesë ndaj Rusisë, presidenti amerikan, Joe Biden tha se “ne jemi gjithmonë të hapur ndaj sanksioneve shtesë”.

“Unë do të flas me anëtarët e G7 këtë javë për atë që do të bëjmë apo nuk do të bëjmë,” u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ndërsa diskutonte mbi ekonominë amerikane.

Në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë presidentja e Komisionit të BE-së po ashtu ka njoftuar se po punohet edhe në paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë dhe se paketa e pestë tashmë pret vetëm miratimin nga shtete anëtarë të Bashkimit Evropian.

Sanksionet ndërlidhen me ndalimin e naftë Ruse, renditjen e individëve që kanë kryer krime lufte në Bucha, heqjen e bankës më të madhe Ruse Sberbank si dhe heqjen e dy kompanive nga sistemi SWIFT-që nënkupton një sistem i cili përfshinë mesazhet që lidhin institucionet financiare në mbarë botën dhe ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga valët evropiane.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, njoftoi të mërkurën sanksione të mëtejshme kundër 63 qytetarëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë edhe kompanitë e mediave ruse “pas fushatës së egër të dezinformimit të Putinit” dhe punonjësve të tyre.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin