image Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve

Botë

Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “secili duhet të jetë i shqetësuar” për shpërthimin global të lisë së majmunëve, pasi po shtohet numri i rasteve me këtë virus.

Jemi duke punuar shumë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë”, u ka thënë Biden gazetarëve më 22 maj, teksa është nisur nga Koreja Jugore për në Japoni.

Komentet e tij kanë ardhur teksa virusi vazhdon të përhapet dhe Izraeli e Greqia janë dy shtete që kanë raportuar rastet e para.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste me linë e majmunëve në gjithë botën, si dhe rreth 50 raste të dyshimta.

Kjo sëmundje infektuese është raportuar më herët vetëm në mesin e njerëzve me lidhje në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore.

Mirëpo në javët e fundit ka pasur raportime për raste të tilla në Britani, Spanjë, Portugali, Itali, Shtetet e Bashkuara, Suedi, Kanada, Australi dhe vende tjera.

Virusi është identifikuar fillimisht te kafshët e egra dhe përcillet me gunga në trup, ethe dhe temperaturë.

Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje është nga 1 deri në 10 për qind, dhe shumica e vdekjeve raportohen te pacientët e rinj, shkruan REL.

Aktualisht nuk ka trajtim për linë e majmunëve, mirëpo vaksinat kundër llojeve tjera të lisë besohet se ofrojnë mbrojtje nga ky virus. 

/GazetaSinjali/