Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar se ka mundësi që Rusia të mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm. Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Emily Horne.
Deklaratat, presidenti amerikan i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun ukrainas Volodimir Zelenski.
Gjatë bisedës, Biden ka rikonfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara, bashkë me aleatët dhe partnerët, për t’iu përgjigjur me vendosmëri Rusisë.
Ndërsa presidenti ukrainas tha se ata diskutuan për përpjekje diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe u dakorduan për aksione të përbashkëta në të ardhmen.
Rusia ndërkohë thotë se sheh “pak terren për optimizëm”, në zgjidhjen e krizës pas refuzimit të SHBA për kërkesat e tyre kryesore.