image Biden kritikon Rusinë dhe Kinën për mospjesëmarrje në COP26

Botë

Biden kritikon Rusinë dhe Kinën për mospjesëmarrje në COP26

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kritikuar Rusinë, Kinën dhe Arabinë Saudite për mospjesëmarrje në samitin e Glasgou, COP26.

“Ne u paraqitëm në këtë samit dhe duke u paraqitur, ne kemi pasur një ndikim të thellë dhe në këtë mënyrë pjesa tjetër e botës po i shikon Shtetet e Bashkuara dhe rolin e tyre udhëheqës.”

Fjalimi i Biden tërhoqi vëmendje pavarësisht mungesës së presidentit kinez, Xin Jinping dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

“Mendoj se është një gabim i madh për Kinën që nuk u paraqit. Pjesa tjetër e botës do të shikojë nga Kina dhe do të thonë ‘çfarë vlere ofron ky shtet?’”, tha Biden.

“Mendoj se ata kanë humbur aftësinë për të pasur influencë në botë dhe për të gjithë njerëzit këtu në COP. E njëjta vlen edhe për Rusinë“, shtoi Biden.

Aktivistët kanë vënë në dukje se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë sasi më të madhe të gazrave serrë të emetuara që nga viti 1850 sesa vende si Kina dhe India, të cilat u industrializuan shumë kohët e fundit./Gazeta Sinjali/