Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se NATO nuk do të luftojë me kundër Rusisë në Ukrainë, pasi sipas tij, kjo do të çonte në Luftën e Tretë Botërore.
“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të mbrojtur mirë”, ka shkruar Biden në një postim në Twitter.
“Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë”, u shpreh tutje ai.
“Një konfrontim i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë është Luftë e Tretë Botërore. Diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, përfundoi presidenti.