Presidenti amerikan, Joe Biden, ka theksuar “bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë dhe mbrojtjes” midis Shteteve të Bashkuara, Finlandës dhe Suedisë, në një telefonatë të përbashkët me liderët e këtyre vendeve, gjatë se cilës ai inkurajoi gjithashtu anëtarësimin e tyre në NATO.
Shtëpia e Bardhë tha në një njoftim se Biden “përsëriti angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar koordinimin në mbështetje të Ukrainës dhe popullit ukrainas të prekur nga lufta”.
“Presidenti Biden nënvizoi mbështetjen e tij për politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe për të drejtën e Finlandës dhe Suedisë për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre, politikën e jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Ai bisedoi me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson, dhe Presidentin finlandez, Sauli Ninisto. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë më vonë se po kërkonin sqarime mbi kundërshtimet e mundshme nga aleati i NATO-s, Turqia, ndaj anëtarësimit finlandez dhe suedez.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij nuk do përsërisë të njëtat gabime si me Greqinë dhe akuzoi shtetet nordike se janë bërë bujtina për “organizata terroriste”./A2news/