image Biden i bindur se Putini ka vendosur ta pushtojë Ukrainën: Nuk është vonë t'i rikthehet negociatave

Botë

Biden i bindur se Putini ka vendosur ta pushtojë Ukrainën: Nuk është vonë t’i rikthehet negociatave

news image

Presidenti Joe Biden tha se është i “bindur” që Vladimir Putin ka marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën, një pushtim që mund të vijë në ditët dhe javët në vijim, bazuar në inteligjencën amerikane, shkruan The Guardian.

Por Biden tha se “Rusia ende mund të zgjedhë diplomacinë. Nuk është vonë për të depërshkallëzuar dhe për të rikthyer tryezën e negociatave.”

Biden tha se ShBA dhe aleatët e saj evropianë ishin të bashkuar në vendosmërinë e tyre për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë në përgjigje të një sulmi ndaj Ukrainës dhe se Rusia do të përballet gjithashtu me zemërimin moral të pjesës tjetër të botës nëse zgjedh luftën, transmeton Sinjali.

“Ka shumë çështje që ndajnë kombin tonë dhe botën tonë, por qëndrimi ndaj agresionit rus nuk është një prej tyre. Amerikanët janë të bashkuar…e gjithë bota e lirë është e bashkuar”, tha ai.

/GazetaSinjali/