image Biden dhe Sanders u ballafaqohen për koronavirusin, e ‘mërzisin’ Trumpin

Botë

SHBA/ Biden dhe Sanders u ballafaqohen për koronavirusin, e ‘mërzisin’ Trumpin

news image

Dy kandidatët e e mbetur demokratë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – ish-zv.presidenti Joe Biden dhe senatori i Vermontit, Bernie Sanders kanë dalur në një mënyrë ndryshe në debatin e kësaj të diele, në një kohë që bota po përjeton një pandemi të jashtëzakonshme.

Ata u ulën në një studio televizive në Uashingtonit në CNN, ku nuk kishte asnjë person të pranishëm në audiencë. Për mbi 2 orë, dy politikanët veteranë shkëmbyen mendimet e tyre dhe kritikat që kanë ndaj njëri –tjetrit.

Rivalët paraqitën qëndrime mjaft të ndryshme në lidhje me luftimin e virusit Covid-19. Megjithatë, ata u pajtuan plotësisht për nevojën e një përgjigjeje shumë më të fortë të qeverisë kundër koronavirusit.

“Kjo gjë është më e madhe se secili nga ne. Kjo kërkon organizim mbarëkombëtar për njëri-tjetrin”, tha kandidati Joe Biden, i cili më parë ka shërbyer si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara.

Ai madje e krahasoi betejën kundër koronavirusit me një luftë, duke bërë thirrje për një strategji që do ta përfshinte tërë qeverinë, angazhimin e ushtrisë dhe dhurimin e miliarda dollarëve për ta përkrahur ekonominë dhe shëndetësinë.

Në anën tjetër, Bernie Sanders kërkoi reforma të thella ekonomike, duke thënë se kjo pandemi e ka vënë në pah mungesën e funksionimit të sistemit shëndetësor të vendit. “Njëra nga arsyet që ne jemi të papërgatitur – dhe kemi qenë të papërgatitur – është që ne nuk e kemi një sistem”, tha ai.

Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar 3244 persona të infektuar dhe 62 të vdekur nga koronavirusi

Biden është shfaqur si i norminuari demokrat pas një serie fitoresh parësore nëpër shtete, që prej fitores në Karolinën e Jugut muajin e kaluar.

Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump e ka quajtur debat të mërzitshëm përballjen e demokratëve, duke e sulmuar përmes Twitterit Sandersin. /Gazeta Sinjali/