image BIA serbe interviston Boban Bogdanoviqin, i ndaluar nga mesdita në Merdare

Politikë

BIA serbe interviston Boban Bogdanoviqin, i ndaluar nga mesdita në Merdare

news image

Kanë kaluar mbi pesë orë që kur Policia serbe e kanë ndaluar dhe po e mbajnë në Pikë Kalimin Kufitar Merdare kryetarin e Lëvizjes “Odgovor” me seli në Beograd, Boban Bogdanoviqin, derisa po kthehej nga Kosova në Serbi, raporton Sinjali.

Gazeta Sinjali, ka raportuar në mesditë se ai ishte ndaluar sot rreth orës 12:00 derisa po kthehej me autobusë nga Graçanica për në Beograd. Atij u janë marrë dokumentet dhe është urdhëruar të zbres nga autobusi dhe ende po mbahet aty.

Lajmin për ndalimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

Nenad Rashiq, tha për Sinjalin se kryetari i Lëvizjes “Odgovor” nga Beogradi ende po mbahet në Merdare nga Policia e Serbisë.

“Edhe në këto momente ai po merret në pyetje Agjencia e Informacionit të Sigurisë (BIA), tha Rashiq.

/GazetaSinjali/