image Betis ia zhvlerëson fitoren në ‘El Klasiko’ Real Madridit, e rikthen në pozitën e dytë

Futboll

Futboll/ Betis ia zhvlerëson fitoren në ‘El Klasiko’ Real Madridit, e rikthen në pozitën e dytë

news image

Skuadra e Betis ka shkaktuar befasinë e natës. Ata kanë mposhtur me rezultat 2:1 Real Madridin.

Golat për skuadrën e Betis i shënuan Sidnei në minutën e 40-të dhe Tello në të 82-tën, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse për Real Madridin nga pika e bardhë shënoi Benzema në minutën e 45-të.

Me këtë humbje, Real Madrid rikthehet në pozitën e dytë. Ata një javë më parë e mposhtën Barcelonën për ta marrë pozitën e parë, por që nuk qëndroi shumë gjatë aty.

Ekipi i Zidane tashmë ka 58 pikë, dy më pak se Barcelona. Kurse Betisi ka 33 pikë në pozitën e 12.

Skuadra e Betis me këtë fitore largohet edhe më shumë nga zona e barazhit./Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/VideoOualid036/status/1236754760444915712
https://twitter.com/LiamQPRFC_/status/1236770547691859969