Një anije luftarake ruse u godit nga forcat ukrainase në përpjekje për të mbrojtur portin e Odessa nga trupat pushtuese.
Ky fakt është bërë i ditur nga marina e Ukrainës. Në videon në fjalë shihen forcat e mbrojtjes ukrainase, me bazë në Odessa, duke brohoritur ndërsa shkëmbejnë zjarr me anijet në Detin e Zi.
Thuhet se forcat ukrainase kanë goditur anijen patrulluese ruse ‘Vasily Byko’.