image "Beteja" me armë me policinë greke, kush janë shqiptarët që vidhnin bagëti

Rajon

Rajon/ “Beteja” me armë me policinë greke, kush janë shqiptarët që vidhnin bagëti

news image

Një shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe një grupi grabitësish është dëgjuar në orët e para të mëngjesitm, është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kufirin greko-shqiptar.

Gjatë këtij aksioni në Agio Nikola, Filat te Igumenices, policia greke ka kapur një grup prej 5 personash, që sipas medias greke janë shqiptarë. Dyshohet se ata po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri.

Aksioni për arrestimin e tyre u realizua në bashkëpunim me skuadrën e OPKE, sektorin kundër narkotikëve dhe dy skuadra të policisë kufitare.

Mësohet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri. Dy prej shqiptarëve janë arrestuar. Të cilët kanë lidhje familjare me njëri -tjetrin (xhaxha dhe nip), Sulejman dhe Emiliano Ismaili, 46 dhe 16 vjeç.

46-vjeçari raportohet se ka bërë rezistencë të fortë dhe ka plagosur lehtë një officer policie.

Grupi dyshohet se ishin grabitës të bagëtive në zonën afër kufirit.

Lidhur me këtë operacion ka reaguar edhe deputeti i Igumenices, Vasili Jojaka.

 “Shumë urime për Drejtorine e Policisë së Thesprotisë, për Njësitë e Ruajtjes së Kufirit dhe Komisariatin e Filatit për shkatërrimin e grupit që kryente grabitje kafshësh në zonat kufitare të qarkut tonë! Shërim të shpejtë policit që u plagos gjatë operacionit” shkruan ai./Gazeta Sinjali/