Takimi i shumëpritur mes kryeministrit Albin Kurtit dhe kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt nuk rezultoi me arritjen e një marrëveshje.
Pakoja e propozuar nga Qeveria javën e kaluar përfshinte shumën prej 50 eurove shtesë për mësimdhënësit, ndërsa kërkesa e vazhdueshme nga ana e SBAShK-ut është 100 euro në muaj shtesë, deri në ligjin për paga.
Në bazë të deklaratave nënkuptohet se Qeveria dhe SBAShK-u nuk po munden ta gjejnë gjuhën e përbashkët për shumën e 50 eurove. Kjo njëherit i ndanë ata nga arritja e një marrëveshje, që do shënonte përfundimin e grevës dhe fillimin e procesit mësimor.
Kërkesat tjera të SBAShK-ut përveç 100 eurove shtesë janë edhe sigurimet shëndetësore dhe heqja e kufizimit të përvojës së punës për pension të plotë.