Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Tahiri, është shprehur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë është i çuditshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Tahiri tha se nuk mund ta kuptojë se si një deputet i cili ka kaluar në proceset e certifikimit nga KQZ mund t’i shkarkojë 119 deputetë tjerë, pastaj.
“Si mundet një deputet me ua marrë mandatin 119 deputetëve. Prandaj mezi pres të shoh aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Ne po flasim për një deputet që i ka kaluar të gjitha filtrat e certifikimit, duke nisur nga KQZ-ja”, tha Tahiri në Televizion Publik, përcjell Gazeta Sinjali.
Sipas tij, zgjedhjet duhet të shpallen sa më shpejt sepse thotë se nuk e dinë ende nëse janë qeveri në detyrë apo jo.
“Jemi në një situatë kur zgjedhjet duhet të shpallen sa më shpejt, sepse nuk e di a jemi ende qeveri në detyrë apo si. Kjo po ndodh pasi që ende nuk e kemi të plotë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/