image Besnik Tahiri e akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion në trajtimin e krizës energjetike

Politikë

Besnik Tahiri e akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion në trajtimin e krizës energjetike

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti ose është e paaftë për të menaxhuar situatën me krizën energjetike ose ka korrupsion.

Për më tepër, ai ka thënë se kjo gjë po “iu dhemb” meqë po dekodohet “mashtrimi klasik” i ngritjes se çmimit të energjisë.

Tahiri ka thënë se nëse rasti shkon në Gjykatë Kushtetuese, do të bie, sepse, sipas tij, ky është diskriminim klasik ndaj qytetarëve, kur disa kategori paguajnë për të tjerat.

“Dy-tri çështje për një analizë më të thellë. Nëse ne të gjithë kemi ditur për krizën energjetike tash e 10 muaj, në qoftë se ka pasur komunikim zyrtar të KOST, KEDS me këtë qeveri, që ne i kemi parë ato letra. Nëse secili shtet ka marrë hapa paraprakë me ble energji, nëse Shqipëria në kohën e verës ka pasur krizë dhe ka lypë prej Kosovës, atëherë ka mundur të lidhej një marrëveshje bilaterale. Tash është pak konspirative pyetja, si erdh kjo urgjencë në këtë situatë? Për vlerësimin tim, janë dy situata, pra ose kemi të bëjmë me paaftësi të menaxhimit të një krize, që ka qenë globale dhe rajonale, ose kemi të bëjmë me korrupsion”.

“Edhe nëse e shohim se si ka ardhur deri te vendimmarrja, menjëherë pas deklaratës që e ka dhënë që energjia elektrike është lirë dhe duhet shtrenjtuar, menjëherë ka pasur një komunikim me ZRrE-në prej operatorëve privatë për t’u ngritur tarifa e energjisë. Sinkronizim klasik nga Qeveria. Pastaj, ka shkuar raporti te Ministria e Ekonomisë dhe në vend se të konsultohet brenda qeverisë dhe me kryeministrin, atë e ka qitur si diçka të kryer në publik dhe pastaj ka ardhur në Kuvend”, tha ai në Klan.

Ai shtoi se AAK do t’i përdorë të gjithë mekanizmat demokratikë për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës./GazetaSinjali/