image Besnik Bislimi tregon se sa para i kanë dhuruar mërgimtarët pas thirrjes së Albin Kurtit

Kosovë

Ndihma/ Besnik Bislimi tregon se sa para i kanë dhuruar mërgimtarët pas thirrjes së Albin Kurtit

news image

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka deklaruar se diaspora është duke e ndihmuar Kosovën në masë të madhe pak ditë pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti kërkoi ndihmë financiare nga ta për ta menaxhuar situatën me koronavirusi.

Bislimi ka thënë para mediave se vetëm për pak orë 35 mijë euro janë mbledhur në llogari.

Sipas ministrit në detyrë, disa prej atyre që duan të kontribuojnë, nuk po e bëjnë këtë për arsye se po frikësohen nga sic thotë ai planet e presidentit Hashim Thaci.

“Sa po na ndihmon diaspora është tepër shumë, vetëm për një orë e gjysmë janë derdhë 35 mijë euro, është për çdo lëvdatë, duhen disa ditë që mjetet të derdhen, një pjesë e mirë e diasporës është duke hezitu sepse kanë frikë se mos mjetet po keqpërdoren dhe skenarët që po i përgatit Thaçi munden me pas sukses. Duhet me i kuptu diasporën, po gatishmëria e tyre është e madhe”, ka deklaruar ai.

Bislimi gjithashtu ka thënë se opozita po mundohet të bllokojë ndihmën për biznese që Qeveria po mendon ta marrë si kredi, derisa ka shtuar se Qeveria ka kapacitet që ta bëjë këtë edhe me buxhetin e vet.

“Harroni që mundeni me blloku punën e Qeverisë. Vetëm po ju them se dëmi është i madh me bllokimin e kësaj kredie, ndërkaq përfitimi i opozitës shumë i vogël”, ka deklaruar ministri në detyrë. /Gazeta Sinjali/