image Besnik Bislimi për arrestimin e Molliqajt: Nuk është arrestuar si ish-anëtar i VV-së

Politikë

Besnik Bislimi për arrestimin e Molliqajt: Nuk është arrestuar si ish-anëtar i VV-së

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt, i cili ndodhi dje.

Bislimi ka thënë se nuk ka as kohë e as interesim të merret me tipin e Dardan Molliqajt.

Megjithatë, sipas tij, Molliqaj nuk është arrestuar sepse ishte anëtar i VV-së, apo për pozitën që ka sot, por për shkak të detyrimeve të Policisë së Kosovës.

“Kam zero kohë, zero interesim të merrem me një tip si Dardan Molliqaj”, është shprehur Bislimi në Desk.

 “Nuk është arrestuar si ish-anëtar i VV-së, apo për atë që është sot, por për shkak të detyrimeve të policisë”, ka thënë Bislimi.

PSD organizoi protestë të shtunën kundër rritjes së çmimit të rrymës, ku pjesëmarrës ishin disa mijëra veta.

Molliqaj u konfrontua me Policinë e Kosovës, megjithatë nuk u arrestua atë ditë. Ditën e diel, Molliqaj u kërkua nga Policia e Kosovës në zyrën dhe banesën e tij, por kreu i PSD-së nuk ishte aty.

I pari i PSD-së u arrestua dje bashkë me aktivistin, Adem Megjuani.

/GazetaSinjali/