Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra ka reaguar pas pamjeve të publikuara të abuzimit të vajzës 5-vjeçares nga logopedi gjilanas, Iljasa Fazliu.
Kodra përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social Facebook, ka quajtur monstrum mjekun për veprimin e bërë duke dënuar dhe kolegët e tjerë për fshehjen e këtij akti.
“Ky monstrum nuk do të mund të “mbijetonte” vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t’i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin”, shkroi ai në Facebook.
Reagimi i tij i plotë:
Pyetjes se “ku është dinjiteti i mantelbardhëve” këtu dikund mund t’ia gjeni përgjigjen! Ky monstrum nuk do të mund të “mbijetonte” vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t’i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin!
Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor)!Këtu do të fillonte ndryshimi.
Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të rrahjes së mjekut, në lokalin Metro, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, dje pasdite, ku shihet se si sulmohet nga dy të dyshuarit e tjerë.