Besiktasi ka arritur të fitojë Superkupën e Turqisë duke mundur Antalyasporin në një finale shumë të ekuilibruar të luajtur në Doha.
Ndeshja u vendos vetëm me penallti, pasi koha e rregullt dhe shtesë përfunduan 1-1, falë golit dhe autogolit të Hutchinson, mesfushorit të Besiktas.
Në serinë nga penalltia, përcaktues kanë qenë gabimet e Erdilman dhe Floranus, ndërsa skuadra e Karavelit është shumë precize dhe shënon 4 nga 4.
Pas përballjes në finalen e Kupës së Turqisë më 18 maj, Besiktas konfirmohet si bisha e zezë e Antalyasporit. /Gazeta Sinjali Sporti/