image Besa shumë afër historisë, për një gol eliminohet nga skuadra rumune

Sporte të tjera

Besa shumë afër historisë, për një gol eliminohet nga skuadra rumune

news image

Besa Famgas zhvilloi një ndeshje vendimtare në Rumani.

Por megjithatë tutje shkon Turda rumune, falë fitores 29:26 prej tri golave dallim. Besa kishte fituar me dy gola dallim para një jave në Pejë.

Besa kishte rastet e veta në fund, por që nuk i shfrytëzoi. I mungoi edhe fati, duke goditur dy herë shtyllën, ndërsa edhe disa vendime të gjyqtarëve ishin diskutabile.

Po ashtu, Besa ishte në epërsi ndaj rumunëve në pjesë të parë por nuk arritën të kapitalizojnë. /Gazeta Sinjali Sporti/