image Besa Ismaili shkel vendimin e BIK-ut, aderon në parti politike

Kosovë

Dokument/ Besa Ismaili shkel vendimin e BIK-ut, aderon në parti politike

news image

Prodekanja e Fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismaili ka thyer rregullativën e brendshme të Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e angazhimit të saj në politikë.  

Njeriu i katërt në hierarkinë e BIK-ut, ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës duke shkelur në këtë mënyrë vendimin e Bashkësisë Islame i cili ndalon në mënyrë decidive angazhimin e personelit të BIK-ut në subjekte politike, shkruan Sinjali.

Nga burimet në BIK, Sinjali ka siguruar këtë vendim që kishte hyrë në fuqi më datë 01.04.2009 dhe që është ende në funksion. Në pikën tre të këtij vendimi specifikohet qartë kjo ndalesë.

“Angazhimet e nëpunësve të BI-së në parti politike janë në kundërshtim me qëndrimet e BI-së dhe rrjedhimisht edhe të dënueshme”, thuhet në vendimin e BIK-ut të nënshkruar nga Myftiu Naim Tërnava.

Me angazhimin e profesores së Fakultetit të Studimeve Islame në politikë, është sfiduar në mënyrë serioze autoriteti i Bashkësisë Islame si një institucion që duhet të jetë apolitik dhe ta gëzojë besimin e të gjithë besimtarëve islamë, pa dallime politike.

Gjatë ditëve në vijim do të shihet nëse BIK-u do ta ketë fuqinë për t`a respektuar rregullativën që ka nxjerr vetë dhe të dalë mbi qëndrimet e politikës, duke marr masa ndaj prodekanës.

Besa Ismaili

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, më herët përmes rrjetit social në facebook, njoftoi aderimin e profesoreshës së Fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismaili, duke e cilësuar këtë lajm shumë shpresëdhënës në kuadër të siç ka thënë  luftës së tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Ironia më e madhe e kreut të PDK-së është se në emër të luftimit të dukurive negative ai po pranon në mesin e PDK-së anëtar të rinj që shkelin ligjet dhe dëmtojnë reputacionin e Bashkësisë Islame si një institucion apolitik.

Më poshtë është postimi i plotë i kreut të PDK-së Kadri Veseli në facebook./Sinjali/